Sporti

Plisat: A jeni gati të jeni dëshmitarë të një organizimi të paparë deri më sot në shqiptari?

05/23/2021 13:45
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës ka fituar titullin kampion për sezonin 2020/21.

Prishtina sot do të luajë ndeshjen e fundit të këtij sezoni ndaj Ballkanit dhe më pas do të festojnë titullin kampion bashkë me lojtarët nëpër rrugët e kryeqytetit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Plisat” në faqen e tyre zyrtare në Facebook kanë paralajmëruar para pak çasteve se një festë e jashtëzakonshme po vjen.

Më poshtë keni postimin e tyre:

“SOT PRISHTINA FESTON!

Prishtinë dhe mbarë opinioni shqiptar, a jeni gati të jeni dëshmitarë të një organizimi të paparë deri më sot në shqiptari?! Luanat e Prishtinës do të priten si askush më parë në sheshin e kryeqytetit “Nënë Tereza” nga ora 19:30.

Në ora 19:00 veshu bardhë e kaltër dhe nisu në shesh, priti Kampionët!
Kurse në ora 22:00 gjithë qytetin do ta pres një surprizë!

Plisa, takohemi nga ora 18:00 në Fan Club”.