Thomas Tuchel thotë se ai nuk do të përdorë ndeshjen e fundit të sezonit të Chelsea për të pushuar lojtarët përpara finales së Ligës së Kampionëve të fundjavës së ardhshme.
Chelsea takohet me Aston Villan me fillim nga ora 17:00. Nëse skuadra e Tuchel nuk arrin të marrë një fitore, ata rrezikojnë të bien nga katër të parët dhe të mos arrijnë të kualifikohen në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve përmes pozitës së tyre në kampionat, përcjell GazetaBlic Sport.
Tuchel tha në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes: “Në një kuptim të qartë ne duam t’i kemi lojtarët në finale dhe nuk duam të kemi ndonjë dëmtim siç kemi me Kai Havertz dhe N’Golo dhe me Mason dhe Chillwell, dhe gjithmonë ka rrezik në çdo ndeshje të keni lëndime. Por nëse ne tashmë do të ishim të kualifikuar do të ishte ndryshe. Kush ka nevojë për pushim? Papritmas ju keni këtë pushim dhe nuk e dini nëse lojtari e kap përsëri ritmin”
“Është më mirë vetëm të jemi të gjithë kundër Aston Villas”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


