Lajme

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, tre persona të lënduar

05/23/2021 11:40
nga:Q R

Në ora 06:30 të mëngjesit ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, në fshatin Trudë.

Këtë aksident,  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, u shprehë ajo.

LEXO EDHE:

Policia shqipton 705 gjoba për ata që shkelën masat kundër koronavirusit