Lajme

Infeksioni i “kërpudhave të zeza” prek pacientët që kanë kaluar Covid-19 në Indi

05/23/2021 11:01
nga:Q R

Më shumë se 8800 raste të “kërpudhave të zeza” janë raportuar në Indi. Ky infeksion i rrallë ka vdekshmërinë tejet të lartë, rreth 50%.

Muajt e fundit, në Indi janë raportuar me mijëra raste që prekin pacientët e shëruar nga koronavirusi.

BBC, e cila u referohet mjekëve, shkruan se ekziston një lidhje me steroidet që përdoren për të trajtuar Covid’in, ndërsa personat që vuajnë nga diabeti janë më të rrezikuarit.

Mjekët kanë thënë se personat janë infektuar me këtë sëmundje nga 12 në 18 ditë pas shërimit nga Covid-19.

Pas shtimit të ndjeshëm të rasteve, 29 shteteve të Indisë u është kërkuar ta konsiderojnë këtë sëmundje si epidemi.

Në spitalin Maharaja Yeshwantrao, i cili ka 1100 shtretër, numri i pacientëve ishte rritur nga 8 një javë më parë, në 185 mbrëmjen e të shtunës.

Më shumë se 80% e pacientëve kanë nevojë për operacion të menjëhershëm”, tha për BBC Pandey kreu i këtij spitali.

“Infeksioni i kërpudhave të zeza tani është bërë më sfidues sesa Covid-19. Nëse pacientët nuk trajtohen në kohë dhe si duhet, atëherë shkalla e vdekshmërisë mund të shkojë deri në 94%”, tha Dr Pandey.

Shumica e pacientëve të infektuar me “kërpudhat e zeza” kishin kaluar Covid-19 dhe ishin meshkuj.

Shumica e tyre ishin trajtuar me steroid, dhe vuanin nga diabeti.

Një studim i kryer nga 4 mjekë indianë në më shumë se 100 të infektuar me mukormikozë zbuloi se 79 prej tyre ishin burra dhe 83 prej tyre vuanin nga diabeti.

Pfizer-BioNTech premton 2 miliardë doza për vendet e varfra