Sporti

“Jetë a vdekje”, tifozët me përkrahje të madhe për lojtarët e Milanit para sfidës së fundit ndaj Atalantas

05/23/2021 10:00
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit sonte takohet me Atalantan.

Atalanta e mirëpret Milanin në “Gewiss Stadium” me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen e fundit të kampionatit në Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Gasperinit, Atalanta e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, andaj sonte luan për të ruajtur vendin e dytë në klasifikim, kurse “Rossonerët” nuk kanë arritur akoma një gjë të tillë dhe sot kërkojnë të sigurojnë rikthimin në Champions pas tetë viteve.

Tifozët e Milanit po e presin me padurim ndeshjen e sotme, andaj janë mbledhur me qindra para kampit stërvitor të ekipit “Milanello”, ku po motivojnë lojtarët para ndeshjes tejet të rëndësishme.

Më poshtë keni pamje aktuale nga Milani: