Ish sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, ishte i kënaqur që skuadra e Diego Simeone fitoi titullin në La Liga.
Në Tuttomercato, Uruguajani lavdëroi ekipin dhe Luis Suarez dhe nuk e harroi as talentin Joao Felix, përcjell GazetaBlic Sport.
“Në këtë kampionat pashë një ekip të strukturuar mirë dhe një skuadër të ekuilibruar. Në pjesën e fundit, Atletico çaloi disa herë, por më pas po rikuperonte gjithçka. Nëse do të duhej të zgjidhja një lojtar për të simbolizuar suksesin do të thosha Luis Suarez. Me këtë transferim, klubi bëri një hap të madh në cilësi”, tha fillimisht Diego Forlan.
Rreth Joao Felix: “Njerëzit presin që ai të jetë Cristiano Ronaldo, por ai nuk është kështu. Ne po flasim për një lojtar të shkëlqyeshëm, ende shumë i ri dhe i cili duhet të fitojë përvojë, por ai sigurisht që është një lojtar për ta shikuar në të ardhmen”, tha Forlan.
/GazetaBlic Sport