Sporti

Lajm i trishtë: Tifozi 14 vjeçar humb jetën teksa festonte titullin e Atletico Madridit

05/23/2021 09:07
nga:L J

Një lajm i trishtuar në zemër të festës së madhe për titullin e kampionit të fituar nga Atletico.

Siç raportohet nga mediat spanjoll, një tifoz 14-vjeçar vdiq këtë të shtunë, pas një goditje të fuqishme në kokë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas SER dhe TeleMadrid, djali ishte në automjetin e familjes dhe nxori kokën nga dritarja e furgonit, duke goditur me forcë një mur në parkingun në Plaza Santa Ana. Automjeti drejtohej nga miqtë e prindërve të adoleshentit, ndërsa vëllai i tij ishte në krah.

Policia bashkiake hapi një hetim për të përcaktuar më saktësisht rrethanat e aksidentit.

/GazetaBlic Sport