Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Manchester City nuk do të ishte kampion i Premier Ligës, nëse do të përballej me krizën e lëndimeve sikurse pjesëtarët e klubit të tij.
City rimori titullin e Premier Ligës, të cilin Liverpooli e fitoi sezonin e kaluar. Kloop këtë sezon e pati të vështirë ruajtjen e titullit, pasi mungesë të futbollistëve, Virgil van Dijk, Joe Gomez dhe Joel Matip.
Fabinho, i cili u zhvendos nga mesfusha në mbrojtjen qendrore për të ndihmuar në mbulimin e boshllëqeve, gjithashtu mori një problem muskulor, ndërsa sulmuesi Diogo Jota dhe mesfushori Jordan Henderson ishin gjithashtu jashtë për pjesë të madhe të sezonit për shkak të dëmtimeve.
“Kështu kam thënë para këtij viti, me numrin e lëndimeve që kemi pasur, nuk ishte viti për t’u bërë kampion. Nuk ka shans. Për askënd”, tha Klopp, para ndeshjes së fundit të dielën në ligë kundër Crystal Palace.


