Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka reaguar pasi skuadra e tij fitoi titullin në La Liga sot, me fitoren 2-1 kundër Atletico Madridit.
Diego Simeone deklaroi se ishte vit i vështirë për të gjithë, por ata arritën objektivat e tyre me punë të palodhshme.
”Ka qenë një vit shumë i vështirë. Me miq dhe tifozë që humbën jetë nga pandemia. Këtë vit titulli ka kuptim më të madh“, tha fillimisht trajneri argjentinas.
”Ishte një vit ndryshe por ne arritëm objektivat tonë, me punën tonë”, vazhdoi trajneri i Atletico Madrid.
”Sot bota është në një situatë shumë të vështirë dhe shpresoj t’u kemi dhënë lumturi fansave tonë”, përfundoi Simeone.


