Lajme

Mediumi serb: SHBA’të po bëjnë presion mbi Greqinë që ta njohë Kosovën para rifillimit të dialogut

05/22/2021 18:54
nga:M K

Mediumi serb ‘Vesti Online’, po thirret në burime diplomatike, duke thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, po bën presion mbi qeverinë greke për njohjen e Kosovës.

Siç shkruan mediumi, “është e rëndësishmë për Uashingtonin që Athina ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara vazhdimisht të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, i cili është planifikuar në mes të qershorit”.

“Ideja është të ‘dobësohet’ pozicioni i Serbisë me “njohjen greke” dhe të tregohet që pavarësia e Kosovës është punë e kryer. Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se në rast se Greqia i nënshtrohet presionit të SHBA’ve dhe e njeh Kosovës, kjo do të nënkuptojë shkelje të marrëveshjes së Washingtonit, pas së cilës Serbia mund dhe duhet të fillojë fushatën e çnjohjeve”, thuhet në artikullin e mediumit.

Siç përvijëzon tutje artikulli, Biden po bën presion ekonomik mbi Greqinë. Në këtë artikull të tyre thuhet gjithashtu se Amerika po i kuzhtëzn grekët me ndihmë financiare, investime, hua të reja dhe riprogramimin e huave të vjetra.

Gjithashtu, në këtë shkrim të tyre thuhet se nëse Greqia e njeh Kosovën atëherë ka të ngjarë që Spanja, Rumania, Qipro dhe Sllovakia do të ndjekin shembullin e njëjtë.

LEXO EDHE:

“Persekutimi i qytetarëve në emër të luftës kundër korrupsionit”