Pandemia e Covid-19 ka goditur fort arkat e klubeve të futbollit. Sipas një raporti të publikuar nga organi më i lartë i futbollit Europian, UEFA, klubet parashikohet se nuk kanë depozituar rreth 8.7 miliardë euro të ardhura.
Studimi vjetor i Peizazhit Futbollistik të Klubeve Europiane thotës e parashikimi aktual i të ardhurave të humbura në vitet financiare 2019-2020 dhe 2020-2021 është 7.2 miliardë euro për klubet e nivelit më të lartë dhe 1.5 miliardë për skuadrat niveleve të ulëta.
Ligat kombëtare dhe garat e klubeve të UEFA-s, Champions League dhe Europa League, janë luajtur kryesisht pas dyerve të mbyllura që kur pandemia goditi Evropën në fillim të vitit 2020.
Si rezultat i buxhetit të shkurtuar, shpenzimet e transferimit nga klubet evropiane në merkaton e verës së kaluar ranë me 39%.
Këto mungesa financiare detyruan UEFA-n që të lehtojë edhe rregullat e Fair Play Financiar, të cilat synojnë të sigurojnë që klubet të mos shpenzojnë më shumë se sa fitojnë.
Raporti analizoi dhjetëra mijëra ndeshje futbolli, ku u vu re një rënie e fitoreve të ekipeve vendase, ndërsa skuadrat mike nuk u ndëshkuan aq shumë sa më parë me kartona të verdhë dhe të kuq.


