Lionel Messi ka dhënë një intervistë ekskluzive për Diario Ole, ku edhe ka shtjelluar gjëra të ndryshme mbi jetën e tij, futbollin dhe të ardhmen.
Ndër të tjera, Messi ka treguar edhe për gjërat që është i pasionuar pas tyre, përcjell GazetaBlic Sport.
“Si të gjithë të tjerët, unë e përdor telefonin tim shumë – gjatë gjithë kohës dhe nganjëherë më tepër se ç’duhet. Në disa raste nuk e kuptoni që thjesht jeni duke mashtruar veten në telefonin tuaj dhe nuk po bëni asgjë. Por kjo është ajo që shumica prej nesh bëjnë sot” – u shpreh Messi.

Kujtojmë që ai nuk do të luajë sot në ndeshjen e fundit të këtij sezoni ndaj Eibar.
/GazetaBlic Sport/


