Sporti

E shtuna në Art Motion sjell duelet e xhiros së fundit nga Bundesliga

05/22/2021 10:57
nga:Mergim Rreci

Vetëm fitorja shpëton Werderin dhe Milot Rashicën pa rënë nga Bundesliga, ndeshja transmetohet ekskluzivisht në Artmotion.

Kjo e shtunë sjell edhe duelet e xhiros së fundit nga Bundesliga, teksa dy më të rëndësishmet prej tyre do të vijnë live dhe ekskluzivisht në kanalet e ArtSport, aty ku u transmetua me sukses të plotë ky sezon në elitën e futbollit gjerman.

15:30 BAYERN – AUGSBURG ART SPORT 1

Bayerni tashmë me titullin kampion në sirtarë pret në shtëpi, Augsburgun që ka siguruar mbijetesën për ta mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon. Kjo ndeshje luhet në “Allianz Arena” me fillim nga ora 15:30 teksa do të transmetohet në Art Sport 1.

Bayerni e ka siguruar titullin kampion javë më parë, pasi kanë 75 pikë në total dhe poashtu sulmin më të mirë në ligë me 94 gola të shënuara, kurse nga ana tjetër edhe Augsburg kanë siguruar mbijetesën tani e disa javë dhe po lundrojnë të qetë në ujërat e Bundesligës, ata kanë 36 pikë nga 33 takime dhe renditen në pozitën e 12-të.

Synimi i vetëm i Bayern Munich është shënimi i një gole nga Robert Lewandowski në mënyrë që ai të bëhet edhe golashënuesi më i mirë brenda një sezoni në histori të Bundesligas.

Bayern, 11-shja e mundshme:

Neuer – Pavard, Boateng, Hernandez, Davies – Goretzka, Tolisso, Musiala – Muller, Coman, Lewandowski

Augsburg, 11-shja e mundshme startuese:

Gikiewicz – Gumny, Gouweleeuw, Oxford, Iago – Movarek, Khedira, Hahn, Ritcher, Caligiuri – Niederlechner

15:30 WERDER – M’GLADBACH ART SPORT 2

Në të njejtin orar me duelin e Bayernit do të luhet edhe ai në mes Werderit dhe Monchengladbach, duel ky që do të vendos mbi të ardhmen e skuadrës ku luan Milot Rashica, kjo pasi me një humbje ata mund të rrëzohen nga liga ose të luajnë në barazh. Kjo përballje nis nga ora 15:30 dhe transmetohet në Art Sport 2.

Werderi vendas pas një forme të tmerrshme në 10 javët e fundit nga ku patën vetëm një barazim dhe plotë 9 humbje tashmë e gjejnë veten në pozitën e 16-të tabelore me vetëm 31 pikë të grumbulluara apo një më shumë se pozita e 17-të e cila rrëzon nga liga e që mbahet nga Kolni. Nga ana tjetër Monchengladbach me një fitore eventuale dhe me një dështim të Union Berlinit do të arrinte të pozicionohej si e shtata dhe do kualifikohej në Evropa Ligë.

Nga të gjitha ndeshjet e Bundesligës për xhiron e fundit, padyshim që kjo do jetë më e vlefshmja sepse një fitore këtu do të ishte shumë e rëndësishme për të dy klubet.

Werder, 11-shja e mundshme startuese:

Pavlenka – Moisander, Friedl, Toprak – Selassie, Eggestein, Fullkrug, Bittencourt – Selke, Rashica

Monchengladbach, 11-shja e mundshme startuese:

Sommer – Bensebaini, Elvedi, Ginter, Lainer – Kramer, Neuhas, Stindl, Hoffman – Thuram, Plea

(Artikull i sponsorizuar)