Sporti

Marcello Lippi flet për skuadrat italiane që po e kërkojnë Ligën e Kampionëve

05/22/2021 10:34
nga:Mergim Rreci

Trajneri italian, Marcello Lippi pret një betejë emocionuese për skuadrat që do ta sigurojnë Ligën e Kampionëve.

Lipii vuri në dukje formën aktuale të tre pretendentëve për dy vendet në top katërshe, por gjithashtu theksoi se Atalanta po luan për vendin e dytë në Serie A, përcjell GazetaBlic Sport.

“Më vjen keq që dikush duhet të qëndrojë jashtë”, tha Lippi, sipas TMW.

“Ka disa skuadra që kanë dalë shumë mirë në ndeshjet e fundit.

“Shikoni Napolin, Milanin, Juventusin, ata kanë treguar se janë rikuperuar. Le të shohim se kush do të qëndrojë jashtë.

“Nëse të tre fitojnë, Juventusi mbetet jashtë, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Atalanta ka shansin të përfundojë e dyta në Serie A pas zhgënjimit në Coppa Italia, do të jetë një lojë e vështirë. ”

Kujtojmë që gjithçka do të vendoset nesër me fillim nga ora 20:45, atje edhe ku do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së fundit në Serie A.

/GazetaBlic Sport/