Lajme

“Ftesa e Kurtit për opzitën, e pasinqertë, sukseset edhe dështimet në dialog duhet të kenë adresë”

05/22/2021 08:15
nga:Y I

Kryeministri Kurti gjatë kësaj jave iu ka bërë ftesë subjekteve politike opozitare për t’u takuar dhe folur për çështjen e dialogut.

Deri në këto momente ftesën për takim e kanë pranuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ndërsa i vetimi subjekt opozitar që nuk pranoi ftesën e takimit, ishte Partia Demokratike e Kosovës.

Por si po shihet ftesa e Kurtit për takim me subjektet opozitare?

Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, ftesën e Kurtit për subjektet opozitare nuk e sheh të sinqertë.

Jashari këtë e lidh me qëndrimet e vazhdueshme jokonstruktive që ka mbajtur LVV-ja sa ishte në opozitë

Ai thekson se partia e Albin Kurtit gjatë karrierës së saj opozitare asnjëherë nuk ka qenë konstruktive.

“Ftesa e z.Kurti drejtuar Opozitës për tu përfshirë në dialog do të ishte e duhur sikur të ishte e sinqertë. Gjatë të karrierës politike opozitare në asnjë raste dhe asnjë proces Levizja Vetëvendosje nuk ka qenë konstruktive dhe as nuk ka mbështetur ekipet negociatore nga asnjë qeveri, tani duket e pasinqertë dhe shumë e veshtirë të pritet se opozita që dikur ishte akuzuar, sulmuar e linquar, për tradhti, shitje e falje të territorit të bëhët aksesor i qeverisë për të marr përgjegjësinë për çfardo marrveshje me Serbinë” deklaroi Jashari për “Gazeta Blic”

Tutje Jashari thotë se opozita duhet të mbështesë marrëveshjen Kosovë-Serbi nëse e njëjta është e mirë për Kosovën por jo të përfshihet direkt në dialog pasi edhe sukseset edhe humbjet duhet të kenë një adresë.

“Koalicioni LVV&LDK tregoi se Albin Kurti e ka të vështirë punën ekipore, nuk duron mendimin ndryshe dhe nuk është i gatshëm ta ndaj bashkë suksesin dhe dështimin. Kjo e bënë të vështirë gati të pamandur çdo bashkëpunim me opozitën.Sot në njërën anë kërkon bashkëpunim me opozitën në anën tjetër nuk ndal sulmet ndaj po kësaj opozite që dje ishte në pushtet duke mohuar çdo gjë që ata kanë bërë të mirë.Mendoj se opozita duhet të mbështes marrveshjen e mundëshme nëse është e mirë për Kosovën kur të vie në Kuvend por, për dialog qeveria ka mandat të fuqishëm nga vota qytetare ta kryej vet.Në këtë menyrë edhe suksesin edhe dështimet ta kenë adresen e tyre” deklaroi Jashari.

Udhëheqësit e lartë të Bashkimit Evropian kanë bërë të ditur se dialogu Kosovë-Serbi pritet të nisë shumë shpejt. /Gazeta Blic/

Hoxhaj publikon letrën refuzuese që i dërgoi Kurtit: Debatojmë në Kuvend

Kur pritet t’i marrin nënat lehona 250 eurot e premtuara nga Qeveria Kurti?