Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka konfirmuar se do të kandidojë sërish për kryetar të kësaj komune.
Lladrovci në Klan Kosova ka thënë se nuk ka dilema që do ta kandidojë sërish.
“Nuk e di kush e ka këtë dyshim. Sigurisht që do të kandidojë sërish për kryetar të Drenasit. Partia Demokratike e Kosovës në nivel qendror në qytetin tonë e ka konfirmuar disa herë që unë do të jem kandidat për kryetar edhe një mandat”, ka thënë ai.
Ndryshe, komuna e Drenasit sot është rikonfirmuar e para në Kosovë për performancë.
Lladrovci ka thënë se këtë sukses ia dedikon Kadri Veselit.
LEXO EDHE: