Sporti

Ramos heq dorë nga ‘Euro 2020’ për të realizuar ëndrrën

05/21/2021 18:45
nga:E K

Sergio Ramos nuk ka luajtur kurrë në Lojërat Olimpike dhe ky është një farë pengu për spanjolli duke qenë se ka provuar të gjitha kompeticionet e mundshme. Dhe për të plotësuar një ëndërr të tillë, kapiteni i Real Madrid është gati të heqë dorë nga pjesëmarrja në “Euro 2020”.

“El Chiringuito” raporton se mbrojtësi i “Los Blancos”, i cili këtë sezon ka kaluar peripeci dëmtimesh, ka kohë që është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi.

Lojtari pritet të jetë gati në ditët e para të muajit qershor, teksa do të takohet këto ditë me Luis Enrique, trajnerin e kombëtares së Spanjës. 35-vjeçari do i kërkojë teknikut të mos e grumbullojë për “Euro 2020”, në mënyrë që të ketë kohë në dispozicion për të marrë veten nga dëmtimi.

Sergio Ramos e ka shprehur gjithmonë që ëndërron të luajë në Lojërat Olimpike, turne që këtë verë do të zhvillohet në Tokio të Japonisë