Sporti

Dukagjini fiton duelin e barazhit ndaj Flamurtarit

05/21/2021 17:06
nga:E K

Skuadra e Dukagjinit ka shënuar fitore përball Flamurtarit në kuadër të barazhit të Ligës së Parë të Kosovës.

Skuadra vendase shënoi gol në pjesën e parë të takimit në minutën e 23’të me anë të lojtarit, Fatlum Gashi, shkruan GazetaBlic Sport

Labinot Osmani shënoi në minutën e 71’të për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së Dukagjinit.

Bashkim Shala ngjalli shpresat për Flamurtarin kur shënoi në minutën e 82’të të takimit, megjithatë skuadra e tij nuk arriti të barazoi rezultatin.

Dukagjini do të luajë me skuadrën që do të përfundojë në vendin e 8’të në Superligën e Kosovës për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm në elitën e futbollit të Kosovës.

/GazetaBlic Sport/