Sporti

Drilon Fazliu i bashkohet Llapit Evropian

05/21/2021 16:40
nga:E K

Kapiteni i Vushtrrisë, Drilon Fazliu është bashkuar me Llapin.

20 vjeçari ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Llapin, e cila po përforcohet për ndeshjet ndërkombëtare, shkruan GazetaBlic Sport.

Për 20 vjeçarin kishte oferta edhe nga klube tjera kosovare, por Fazliu zgjodhi që të bashkohej me skuadrën nga Podujeva.

Në edicionin e fundit Fazliu ka shënuar 7 gola me skuadrën e Vushtrrisë.

/GazetaBlic Sport/