Lajme

Aktakuzë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, kontrabandim i mallrave dhe shmangie nga tatimi

05/21/2021 15:10
nga:M K

Prokuroria Speciale e Kosovës në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.M, i cili akuzohet për veprat penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm”.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës përmes një komunikate dërguar mediave, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

Prishtinë, 21 maj 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet B.M.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.M., ka kryer veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal Republikës së Kosovës (KPRK-së), me numër Nr. 04/L-082, “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 317 paragrafi 2 të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), me numër Nr. 04/L-082, “Shmangie nga tatimi”, nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), me numër Nr. 04/L-082.

Me respekt,

Ekrem LUTFIU

Zëdhënës
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

LEXO EDHE:

NATO ia bën të qartë Kurtit: Letërkëmbimi Thaçi-Rasmussen është Marrëveshje, FSK-ja s’mund të lëvizë në veri pa lejen e KFOR-it

/GazetaBlic/