Sporti

Dukagjini – Flamurtari, formacionet zyrtare

05/21/2021 14:49
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit mes Dukagjinit dhe Flamurtarit.

Ndeshja e barazhit e Ligës së Parë, ndërmjet Dukagjinit dhe Flamurtarit, do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00, përcjell GazetaBlic Sport.

Të dy skuadrat duan fitoren e madhe në këtë takim, takim ky që është vendimtar edhe për fatin e sezonit.

Dukagjini e mbylli kampionatin në pozitën e dytë në Grupin A, kurse Flamurtari e mbylli poashtu kampionatin në vendin e dytë, por në Grupin B.

Këto janë formacionet zyrtare.

Dukagjini: Muhaxhiri; Basri, Syla, Kuqi, Gashi, Hasanaj, Millaku, Jashanica, Merlaku, Osmnai, Mulaj.

Flamurtari: Ademi; Osmani, Maxhuni, Kabashi, Halimi, Zeqiraj, Shala, Haliti, Kone, Islami, Stullqaku.

/GazetaBlic Sport/