Ka pasur kritika të mëdha ndaj tij dhe mund të largohet në fund të edicionit nga Barcelona.
Trajneri i kësaj skuadre, Ronald Koeman siç duket nuk ka arritur për t’i bindur drejtuesit e klubit, përcjell GazetaBlic Sport.
Ronald Koeman ka mbajtur konferencën e zakonshme për media, një ditë përpara ndeshjes ndaj Eibarit dhe ndër të tjera ka folur edhe për të ardhmen e tij.
“Unë nuk e di nëse do të vazhdoj apo jo, sinqerisht. Kam biseduar me Presidentin dy javë më pare dhe jemi pajtuar për të biseduar edhe një herë kur të përfundojë sezoni”.
Ai është deklaruar i gatshëm për të vazhduar, mirëpo gjithçka mbetet të vendoset nga presidenti i klubit.
“Presidenti ka fjalën e fundit për mua. Do të bisedojmë dhe më pas edhe do të vendoset përfundimisht”.
“Nëse klubi mendon se dikush tjetër duhet të drejtojë Barcelonën, atëherë ne do të flasim për këtë gjë. Unë e dashuroj këtë klub”, ka thënë Koeman.
/GazetaBlic Sport/


