Shikuesit që marrin pjesë në ndeshjen e fundit të Premier League të Manchester City në shtëpi me Everton të dielën janë inkurajuar të qëndrojnë në vendet e tyre pasi që Sergio Aguero do të largohet nga klubi.
10,000 tifozë të Cityt do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ndeshjen e fundit në ligë të sezonit 2020/21 me skuadrën e Pep Guardiolas që do ta festojë titullin, përcjell GazetaBlic Sport.
Sidoqoftë, e diela shënon edhe herën e fundit që Aguero – golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave dhe një nga lojtarët më të mirë që ka përfaqësuar ndonjëherë klubin e Manchester Cityt do të zbarkojë në “Etihad Stadium”.
Prandaj, pas ngritjes së trofeve dhe një xhiro nderi nga skuadra për të falënderuar tifozët për mbështetjen e tyre, atëherë do të ketë një ceremoni të veçantë lamtumire duke nderuar kontributin e madh të Sergio në Klub gjatë dekadës së fundit.
Pritet të jetë një moment emocional dhe i paharrueshëm dhe klubi ka lutur pjesëmarrësit që në mënyrën më të mirë t’i dhënë falënderimet e tyre në drejtim të futbollistit.
/GazetaBlic Sport/


