Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka bërë publik kandidatin e radhës që i bashkohet listës për Prishtinën, përcjell Gazeta Blic.
Haradinaj ka bërë me dije se listës së AAK-së për Prishtinën i është bashkuar edhe vajza e familjes së madhe Krasniqi, nga Grashtica e Prishtinës.
“Kaltrina është motra e martirëve, Shqipe dhe Latif Krasniqit. Vijon studimet në drejtimin ekonomik, e përkushtuar të jetë pjesë e vendimmarrjes për një kryeqytet më të mirë” shkruan Haradinaj në facebook.
Reagimi i plotë:
Listës së AAK-së për Prishtinën i bashkohet edhe vajza e familjes së madhe Krasniqi, nga Grashtica e Prishtinës.
Kaltrina është motra e martirëve, Shqipe dhe Latif Krasniqit. Vijon studimet në drejtimin ekonomik, e përkushtuar të jetë pjesë e vendimmarrjes për një kryeqytet më të mirë.
Na priftë e mbara Kaltrinë!


