Lajme

Lumir Abdixhiku pranon ftesën e Kurtit për takim

05/21/2021 12:27
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Abdixhiku tha se do të marrë pjesë në takimet e thirrur nga kreu i qeverisë me kryetarët e subjekteve opozitare.

Kryeministri Albin Kurti dje u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare.Ramush Haradinaj i AAK-së e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin me Kurtin, teksa Enver Hoxhaj i PDK-së nuk është deklaruar ende.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kurti.

“Po do të marr pjesë”, tha Abdixhiku për Gazeta Express.

Sipas zyres së kryeministrit, takimet planifikohet të mbahen gjatë fillimit të javës së ardhshme, sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët, dhe do të jenë në shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.