Sot zhvillohet ndeshja e barazhit mes Dukagjinit dhe Flamurtarit.
Ndeshja e barazhit e Ligës së Parë, ndërmjet Dukagjinit dhe Flamurtarit, do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00, përcjell GazetaBlic Sport.
Të dy skuadrat duan fitoren e madhe në këtë takim, takim ky që është vendimtar edhe për fatin e sezonit.
Dukagjini e mbylli kampionatin në pozitën e dytë në Grupin A, kurse Flamurtari e mbylli poashtu kampionatin në vendin e dytë, por në Grupin B.
‘Bilbili’ kryesor i është besuar Shpëtim Murtezit me asistentët Fatmir Sekiraqa dhe Edmond Zeqiri, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Selim Isufi.

Dueli ndërmjet Dukagjinit dhe Flamurtarit zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit dhe fillon nga ora 15:00.
Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë me skuadrën që do të përfundojë në pozitën e tetë në Superligën e Kosovës.
/GazetaBlic Sport/


