Në Prishtinë janë asgjësuar mallra me afat të skaduar me vlerë 11 mijë euro, përcjell Gazeta Blic.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.
Njoftimi i plotë:
Kompanitë e përgjegjshme e largojnë me kohë mallin me afat të skaduar, dhe e ftojnë Inspekcionin në mbikëqyrje të asgjësimit. Kësisoj, sot u asgjësuan mallra ne vlerë mbi 11 mijë euro.
Komuna e Prishtinës është e vetmja komunë që nuk takson për një shërbim të tillë, në mënyrë që të inkurajohen të gjitha bizneset që të veprojnë njësoj.


