Sporti

Si sot 13 vite më parë, Manchester United triumfonte në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Chelseas

05/21/2021 10:41
nga:Mergim Rreci

Ishte viti 2008 kur në finalen e Ligës së Kampionëve patën fatin të takohen dy skuadra angleze.

Manchester Unitedi i Sir Alex Fergusonit dhe Chelsea i Avram Grant kishin luajtur mes vete në një finale të madhe e cila u fitua nga Djajtë e Kuq vetëm pas penalltive, përcjell GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme që u shoqërua me emocione të mëdha deri në momentet e fundit.

Ferguson si gjithmonë edhe në këtë finale kishte vendosur për formacionin e tij të preferuar 4-4-2.

Në anën tjetër, Avram Grant edhe në finale i besoi skemës së tij të preferuar 4-3-3.

Cristiano Ronaldo shënoi golin e avantazhit për Manchester United, kurse Frank Lampard barazoi shifrat në 1 me 1.

Në penallti, John Terry ishte figura tragjike e skuadrës londineze. Ai dështoi në penalltinë vendimtare që mund t’i jepte Chelseas trofeun e Ligës së Kampionëve.

/GazetaBlic Sport/