Sporti

Mediumi spanjoll jep lajmin e papritur për Gareth Bale

05/21/2021 09:36
nga:Mergim Rreci

E ardhmja e Gareth Bale vazhdon të jetë pjesë e diskutimeve.

As raporton se ai po shqyrton edhe mundësinë e pensionimit nga futbolli në vitin 2022, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai është vetëm i huazuar nga Los Blancos tek Tottenham, por nuk ka arritur që të lë gjurmë.

Bale ka shënuar 9 gola në 19 ndeshje sa ka luajtur për skuadrën angleze në Premier League.

Sipas burimit spanjoll, ai po mendon të pensionohet për shkak se nuk është i lumtur aspak vitet e fundit.

/GazetaBlic Sport/