Sporti

Operohet futbollisti i Llapit, Adonis Aliu

05/20/2021 22:41
nga:Mergim Rreci

Futbollisti i Llapit,  Adonis Aliu sot i është nënshtruar operimit të ligamentit ACL të gjurit të cilin e kaloi me shumë sukses.

Aliu pësoi rupturë të ligamentit ACL në gjurin e këmbës së majtë dhe operimi ishte i pashmangshëm, njofton klubi, përcjell GazetaBlic Sport.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka vizituar atë dhe klubi nëpërmjet një postimi i ka dëshiruar shërim të shpejtë.