Lajme

Rezultate impresive të Qeverisë për dy muej – drejt shpërbamjës së shtetit

05/20/2021 22:37
nga:Halil Matoshi

Shkruan: Halil Matoshi

Për me i mujtë partitë rivale në zgjedhje u dasht t’ua heqin UÇK-në e mas goditjeve të saj deri në penalizim, ua msynë gazetarëve, bordeve të kompanive publike dhe e mueren n’shéj administratën!?

Sot i dhanë nji goditje që e dërmon shërbimin e jashtëm tue ndëshku politikisht “ambasadorët e PAN-it”, pa vlerësim performance të secilit veç e veç (shkarkuen nji shkrimtar si Beqë Cufaj;
nji diplomat me integritet si Avni Arifi;
nji ambasador – ekspert të gjeopolitikave dhe marrdhanieve ndërkombëtare si Ylber Hysa; nji gazetar si Arbër Vllahiu;

nji nga doktorantët ma t’ri sot në Kosovë, Qëndrim Gashi; nji nga themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani; si dhe ushtarin poet, nji nga ikonat e luftës çlirimtare (që ishte imazhi i parë i saj në botë) Lum Haxhiu dhe tash çka?
Nuk thash se të gjithë diplomatët kosovarë janë meritorë, ka plot të tillë që nuk janë në majat e shkëlqimit, ka madje në diplomacinë tonë edhe ndoj çoroditje!?

Sëkëndejmi duhej nji rend vlerash!?

Nuk ka me qenë interesante kush âsht shkarku, po lajm ka me qenë kush ka me u emnu!?

Presim dekretimin e militantëve të Kurtit dhe ndonji propagandist të Presidentes Osmani, që shërbimi i jashtëm të shndrrohet në nji karikaturë!?

P.S.

U ka mbetë me i goditë edhe Policinë dhe Inteligjencën dhe po ia dalin mbanë, krejt dhe drejt … shembjes së shtetit sovran, Republikës së Kosovës!?