Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka folur edhe rreth marrëveshjes me NATO-në, siç i ka quajtur ai të dëmshme, duke iu referuar një marrëveshjeje të ish-kryeministrit Thaçi, gjatë vitit 2013 me Forcat Veriatlantike.
Sa i përket kësaj, kreu i LDK-së, Abdixhiku ka pasur kritika të theksuara, pasi sipas tij, Kosova nuk mund të ketë marrëveshje të keqe me NATO-në, përcjell GazetaBlic.
“Nuk ka marrëveshje të keqe me NATO-në, veç partneritet. Ajo kujdeset për sigurinë tonë, për mua këtu në studio, për kryeministrin kudo që është e deri në veri. Andaj, e përsëris, nuk ka marrëveshje të keqe me NATO-në”, tha Abixhiku në “Context”.
LEXO EDHE:
/GazetaBlic/