Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, as nuk i ka mohuar e as pohuar raportimet e sotme nga mediat kosovare lidhur me kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës.
LEXO EDHE:
Arkitekti i njohur nga Londra, Përparim Rama, kandidat i LDK’së për kryetar të Prishtinës!
Në “Context”, Abdixhiku tha se fundi i këtij muaji dhe fillimi i muajit të ardhshëm do të jetë vendimtar sa i përket kandidaturave, përcjell GazetaBlic.
“Nuk kam koment për raportimet e ditës, pra për kandidaturën e Përparim Ramës. Ajo që mund të them për momentin është fakti se fundi i Majit ose fillimi i Qershorit do ta gjejë LDK-në me emrat e kandidatëve në shumicën e komunave të Kosovës”, tha ndër të tjera Abdixhiku.