Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit Xhevdet Januzaj, për vrasje të rëndë dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.
“Me datë 18.05.2021, rreth orës 15:30 minuta, në një lokal në Pejë, me dashje ka privuar nga jeta tani viktimën Gëzim Kastrati dhe ka rrezikuar seriozisht jetën e personave të tjetër prezent në atë lokal, në atë mënyrë që për shkak të një ngjarjeje të mëhershme që kishte ndodhur ku i pandehuri ishte akuzuar dhe dënuar për ngacmim seksual të vajzës minore të viktimës, pasi viktima hyn në lokal dhe ulet në një tavolinë e porosit pije, me ta vërejtur të pandehurin ulur në tavolinën tjetër, nxjerr revolen nga brezi, e futë fishekun në tytë dhe shkon e ulet në tavolinën e të pandehurit dhe provon të shtie në drejtim të tij por pasi arma i bllokon, i pandehuri nxjerr revolen dhe gjuan shtatë herë në drejtim të viktimës, i cili për pasojë ndërron jetë në vend”, njofton Gjykata.
Me këto veprime i pandehuri Xhevdet Januzaj kishte për të kryer veprën penale vrasjes e rëndë nga neni 173, par.1, nënpar.1.5 të KPRK-së dhe veprën penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 par.1 të KPRK-së.
“Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti e ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet. Gjithashtu, duke e pas parasysh se i pandehuri menjëherë pas kryerjes së veprës penale është arratisur dhe është dorëzuar vetëm pasi i janë vënë në ndjekje organet e policisë si dhe duke e pas parasysh dënimin e lartë që i kanoset po qe se vërtetohet fajësia e tij nga ana e gjykatës, janë rrethana reale që dëshmojnë se po qe se i njëjti gjendet në liri do të mund të fshihet apo t’iu shmanget organeve të ndjekjes, e me këtë të pengonte zbardhjen e rastit”, njofton tutje Gjykata.
LEXO EDHE:
Albin Kurti fton në takim tre krerët e partive opozitare në Kosovë