Sporti

Erdin Hashani flet për ndeshjen e barazhit: Ndeshje shumë e vështirë për t’u parashikuar, kësaj skuadre i dha më shumë përparësi

05/20/2021 17:58
nga:Mergim Rreci

Nesër zhvillohet ndeshja e barazhit mes Dukagjinit dhe Flamurtarit.

Ndeshja e barazhit e Ligës së Parë, ndërmjet Dukagjinit dhe Flamurtarit, do të zhvillohet të premten në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00, përcjell GazetaBlic Sport.

Analisti i mirënjohur dhe trajneri i futbollit kosovar, Erdin Hashani ka komentuar gjasat e dy skuadrave për ndeshjen e nesërme.

Ai për GazetaBlic Sport tha se pret që të jetë një ndeshje shumë luftuar dhe se tha mendon që Dukagjini ka pak më shumë përparësi në këtë takim.

Është një ndeshje shumë e vështirë për t’u parashikuar për shkak se rëndësia e kësaj ndeshje është shumë e madhe, më shume se sa një finale. Ajo skuadër që është më e përgatitur psiqikisht e ka shumë më lehtë të kaloj këtë ndeshje. Barazhi dallon shumë nga çdo ndeshj, sepse këtu varet i gjithë viti që e ke kaluar dhe gjitha ato sfida e ato sakrifica gjatë vitit me i përmbyllë me fitore, është një ndeshje me shumë presion. Nëse e shikojmë se si e ka zhvilluar finalen Dukagjini çfare dicipline kishte në loje, une këtu i jap përparësi Dukagjinit, sepse në barazh kush është i duruar është edhe i fituar. Por, të mos të harrojmë që edhe Flamurtari ka në radhet e veta lojtarë me shume përvojë dhe ka mundësi që din me menaxhu ndeshjen në kësi lloje situatash. Ne këto ndeshje nuk kemi lojë të bukur për sy sepse qëllimi është vetëm fitorja. Vështirë me u parashiku, por për shkak të pyetjes tuaj unë i dhashë avantzhin Dukagjinit”, tha fillimisht Hashani për GazetaBlic Sport.

Më pas ai u pyet se a kanë kontigjent të dy skuadrat për të luajtur në nivelin më të lartë të futbollit të Kosovës.

Me këtë kontigjent që kanë të dy skuadrat nuk besoj që mjafton për Superligë, sepse Superliga është niveli më i lartë dhe plus asaj me këtë format që e kemi me 4 ndeshje me nga një derbi çdo javë, natyrisht bëhet edhe më e vështirë.  Shto këtu kur vjen nga një nivel më i ulët e ke edhe më të vështirë. Shpresoj që të marrin lojtarë cilësorë si transferime dhe të mos jenë vetë skuadra kalitmare“, përfundoi Hashani.

/GazetaBlic Sport/