Showtime

Dhunimet e fundit në Kosovë e Shqipëri, zgjojnë reagime të forta tek artistët

05/20/2021 16:37
nga:Genita C

Ngjarjet skandaloze që kanë ndodhur ditëve të fundit në Kosovë e Shqipëri kanë nxitur reagime të shumta tek fytyrat publike.

Në oborrin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë u panë disa nxënës të të klasës së shtatë duke ngacmuar seksualisht vajzë të po kësaj shkolle të klasës së parë, shkruan GazetaBlic.

Pas një dite, rast i rëndë ndodhi edhe në Mirditë ku u dhunua një vajzë 15-vjeçare nga pesë persona.

Ndaj këtyre lajmeve, të revoltuar reaguan shumë nga fytyrat publike.

Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, përmes disa postimeve në rrjetet sociale u shpreh se këto nuk janë lojëra fëmijësh por janë trauma psiqike.

Moderatorja shqiptare, Fjoralba Ponari, në një story të Instagramit u shpreh: Nëse zgjedh të heshtësh, abuzuesi do ta bëjë sërish. Denonco!

Modelja e njohur, Kejvina Kthella, ka reaguar ashpër ndaj përdhunesve të 25 vjeçares në Mirditë.

“Shpifsira, mos pafshi dit me sy! Doni djegur ate meritoni“, shkroi ajo në imazhin që postoi.

I prekur nga kjo situatë ishte edhe reperi shqiptar, Noziy, i cili u shpreh: Përdhunuesit kanë emra!

Me disa emoji në formë neverie reagoi edhe aktorja, Arjola Demiri.

/GazetaBlic/