Lajme

Murati për vjedhjen e 2.1 milion eurove nga Thesari: Shumë shpejt do të fillojë kthimi i një pjese të mjeteve

05/20/2021 14:13
nga:Y I

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë ngrirë rreth 1 milionë euro që dyshohet që janë para jo të ligjshme për financimin e terrorizmit.

Ai në një konferencë për media tha se kjo është bërë në kuadër të fushatës për eliminimin e mashtrimeve dhe vendosjen e rendit dhe rregullit.

Ministri Murati sqaroi edhe pozicionin lidhur me vjedhjen e 2.1 milionë euro nga Thesari i shtetit vitin e kaluar.

“Kemi kontaktuar me prokurorinë. Shumë shpejt do të fillojë kthimi i një pjese të mjeteve”, tha ai.

Hekuran Murati: Janë ngrirë 1 milion euro, dyshohet se kanë lidhje me financim të terrorizmit