Sot rreth mesditës është raportuar për një aksident tek vendi i quajtur “Kroni i Mbretit” raporton Gazeta Blic.
Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Sot në mesditë, në rrugën rajonale tek vendi i quajtur Kroi i Mbretit, është raportuar për një aksident trafiku, ku janë përfshirë një mjet transportues kamion dhe dy vetura. Bazuar në informatat e para tre persona kanë pesuar lendime. Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin”, njofton Kelani.


