Nënkryetari PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Kurtit në Bruksel.
Tahiri shkruan se Kurti përmes qasjes gjeneralizuese, Kurti pretendon të barazon kriminelët serbë me çlirimtarët e vendit tonë.
“Nëse motivi i tij është i nxitur nga egozimi dhe inati për të ndryshuar emrat e atyre që janë historia e Kosovës, është duke gabuar. ADN-ja e shtetit të Kosovës është Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe themeluesit e këtij formacioni e që është edhe formacioni më i lavdishëm i historisë tonë kombëtare, janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, dhe shumë të tjerë. Historia jonë nuk mund të ndryshohet dhe historin tonë nuk mund ta ndryshoj askush’ shkruan Tahiri në facebook.
Reagimi i plotë:
“Zëdhënësi i Ballkanit Perëndimor”
Nga Brukseli Kryeministri i Republikës së Kosovës ku është duke e përfaqësuar vendin tonë paraqitet para mediave me një deklaratë skandaloze.
Ai përmes qasjes gjeneralizuese pretendon të barazon kriminelët serbë me çlirimtarët e vendit tonë. Prononcimi i tij është skandaloz dhe për keqardhje.
Ai duhet ta dijë se në Bruksel fletë Republika e Kosovës para botës e jo Albini me politikat manipuluese e përqarëse duke polarizuar popullin e tij për poena eletoral.
– Nëse motivi i tij është i nxitur nga egozimi dhe inati për të ndryshuar emrat e atyre që janë historia e Kosovës, është duke gabuar. ADN-ja e shtetit të Kosovës është Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe themeluesit e këtij formacioni e që është edhe formacioni më i lavdishëm i historisë tonë kombëtare, janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, dhe shumë të tjerë. Historia jonë nuk mund të ndryshohet dhe historin tonë nuk mund ta ndryshoj askush.
– Nëse kryeminsitri jonë ka aloduar tek kriminelët serb atëhere ai ka bërë skandal qe i ka gjeneralizuar te gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor dhe ka treguar mungesë guximi për ti treguar botës se serbia ka bërë krime nga vendi ku duhet ti tregohet.
Këto skandale dhe këto dështime janë rrezik i madh për prespektivën e vendit tonë.
Shteti ynë është ndertuar mbi gjakun e shumë dëshmorëve dhe martirëve ndër vite e dekada dhe me fatin e vendit tonë nuk guxon askush te luaj sepse është i shenjtë më shumë se çdo gjë tjetër.


