Deputetja e AAK-së ka kërkuar që të procedohet sa më shpejt në Kuvend Ligji i pagave, përcjell Gazeta Blic.
Kjo sipas Kadriajt duhet të bëhet pasi në bazë të deklarimeve të Kurtit dhe Vitisë mjekët nuk mundet të punojnë edhe në shtet dhe privat njëherësh.
Ajo ka thënë se si deputetet propozon që koeficienti nga 5 për mjekët specialist duhet të shkojë në 6,ndërsa për infermierët koeficienti nga 2.2 duhet të shkojë në 3.
“Një mjek në Kosovë nuk do të mundet të punojë edhe në spital edhe në ordinancë private. Nëse ndodh kjo atëherë ky Kryeministër duhet të na tregojë se si ka mundësi një mjek specialist I cili shpenzon gjysmën e jetës së tij në shkollim dhe pergatitje profesionale të jetojë në Kosovë me 600 euro pagë. Prandaj,Kryeministër po na ikin nga Kosova mjekët tanë. Kjo do të ishte goditja e fundit dhe më e rënda për ta” shkruan Kadriajaj në facebook.
Reagimi i plotë:
Sipas programit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe në bazë të deklarimeve të Kryeministrit Kurti dhe Ministrit të Shendetësisë Arben Vitia parashihet që mjekët duhet të vendosin nëse duan të punojnë në sistemin publik,pra në spitalet tona ose në atë privat.
Pra një mjek në Kosovë nuk do të mundet të punojë edhe në spital edhe në ordinancë private. Nëse ndodh kjo atëherë ky Kryeministër duhet të na tregojë se si ka mundësi një mjek specialist I cili shpenzon gjysmën e jetës së tij në shkollim dhe pergatitje profesionale të jetojë në Kosovë me 600 euro pagë. Prandaj,Kryeministër po na ikin nga Kosova mjekët tanë. Kjo do të ishte goditja e fundit dhe më e rënda për ta.
Në cilësinë e deputetës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,kërkoj procedimin sa më të shpejtë në Kuvend të Ligjit të Pagave. Në programin e Qeverisë Kurti është paraparë që ky ligj të vijë në Kuvend me datë 29 tetor të vitit 2021. Si deputete propozoj që koeficienti nga 5 për mjekët specialist duhet të shkojë në 6,ndërsa për infermierët koeficienti nga 2.2 duhet të shkojë në 3. Vlera e koeficientit duhet të jetë në shumën prej 239 euro.


