Sporti

Deri para pak muajsh luante tek Trepça 89′, Bismark ‘shpërthen’ në Bullgari dhe ia fiton titullin CSKA Sofias

05/20/2021 12:59
nga:L J

Charles Bismark Sie po shkëlqen tek skuadra e tij, CSKA Sofia.

Bismark i cili ishte pjesë e Trepçës 89′, po vazhdon me paraqitje fantastike në klubin e tij të ri, CSKA Sofia në Bullgari, shkruan GazetaBlic Sport.

Para tre muajsh, Bismark u transferua në CSKA Sofia, me ndihmën e menaxherit të njohur Ymer Statovcit.

E, Sie dje ishte protagonist absolut në finalen e madhe të Kupës së Bullgarisë.

Bismark u inkuadrua në lojë në minutën e 61’të të takimit, ndërsa pesë minuta para fundit gjeti rrjetën, me ç’rast i dha avantazhin ekipit të tij.

Me këtë gol, Charles Bismark Sie ia siguroi triumfin në finalen e Kupës ekipit të tij, CSKA Sofia ndaj Ardas.

Më poshtë keni golin e Bismark në finalen e Kupës së Bullgarisë: