Lajme

Ky është konsulli i shkarkuar dje që kishte të përfunduar vetëm shkollën e mesme

05/20/2021 12:12
nga:Y I

Në mesin e të shkarkuarve dje nga Ministrja e Punëve të Jashtme është edhe Konsulli që e kishte të kryer vetëm shkollën e mesme, Afrim Nura.

Nura sipas CV-së, nuk e ka të përfunduar arsimin e lartë.

Ai shkruan se nuk ka mundur ta përfundojë Fakultetin e Mjekësisë, pasi gjatë viteve 1989-1991, fakulteti ishte mbyllur nga regjimi serb.

Gjatë ditës së djeshme “Gazeta Blic” kishte raportuar në lidhje me lirimin nga detyra të 13 ambasadorëve nga shefja e MPJ-së, Donika Gërvalla.