Nesër zhvillohet ndeshja e barazhit mes Dukagjinit dhe Flamurtarit.
Ndeshja e barazhit e Ligës së Parë, ndërmjet Dukagjinit dhe Flamurtarit, do të zhvillohet të premten në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00, përcjell GazetaBlic Sport.
Futbollisti i Flamurtarit, Bashkim Shala thotë se ky takim është sikurse finale dhe ka rëndësi të madhe për dy ekipet.
“Është një finale dhe një ndeshje me rëndësi të madhe për te dyja ekipet dhe besoj që secili ekip do të bejë më të mirën e mundshme për të arritur rezultat. Atmosfera në klub është mjaft e mirë dhe shpresojmë në arritje të objektivit”, tha fillimisht Bashkim Shala për ‘GazetaBlic Sport’.
Shala gjithashtu potencon se tek Flamurtari janë përgatitur maksimalisht për të arritur rezultatin pozitiv.
“Mendoj që jemi përgatitur në mundësitë tona maksimalisht dhe optimizmi në skuadër është i madh, por të shohim se çka do të na sjell ndeshja nesër. Kemi një ekip të mirë për Superligë, por së pari duhet të fitojmë në dy ndeshjet e barazhit, e pastaj të mendojmë për Superligë”, përfundoi Shala.
/GazetaBlic Sport



