Turizem

Gënjeshtrat që i thoni vetes sa herë që ktheheni me ish të dashurin – Mjaftë e gënjyet veten!

05/20/2021 10:43
nga:G C

Shumë prej nesh e gjejnë veten duke u kthyer tek ish të dashurit ndonjëherë, dhe sigurisht nganjëherë keni arsye të forta për të bërë këtë.

Por në shumicën e rasteve, shumë shpejtë e kujtoni se pse u ndatë nga ishi juaj, dhe do të kuptoni se thjeshtë po gënjeni veten.

Këtu kemi mbledhur disa nga këto gënjeshtra që ia thoni vetes:

Këtë herë do të jetë ndryshe – është e vërtetë që do të jetë ndryshe, por me shumë gjasë, do të jetë më keq se herën e parë. Studimet tregojnë se çiftet që rikthehen, koncentrohen më shumë në aspektet negative të lidhjes sesa ato pozitive, dhe kujtojnë më shumë kujtimet e këqija.

Ai ka ndryshuar plotësisht – njerëzit nuk mund të ndryshojnë shpejtë pa asnjë motiv. Nuk mund të largojnë as një ves të vogël të parëndësishëm nëse nuk ka motiv, dëshirë dhe kohë për ta ndryshuar.
Askush nuk e njeh më mirë se unë – epo është e vërtetë, ti e njeh më së miri, por ju u ndatë përsëri. Pra ju të dy u ndatë sepse ti e njeh shumë mirë.

Nuk do të gjej dikë më të mirë – kjo është gënjeshtra më e madhe ndoshta që i thoni vetes. Ju gjithmonë do të takoni njerëz më të mirë dhe më të përshtatshëm. Por për sa kohë që ju nuk interesoheni të njihni askënd, sigurisht që nuk do të takoni dikë më të mirë!

Ai nuk është perfekt, por është i imi – truri i njeriut është më i ndjeshëm ndaj humbjes sesa fitores. Është e njëjtë edhe në lidhje, dhe ju mund të mendoni se iu merr malli për të por në fakt ju thjesht jeni të mërzitur për humbjen.

Nuk kam kohë të dal me dikë tjetër – gjithmonë keni kohë të filloni një lidhje të re, ju thjeshtë nuk dëshironi të dilni jashtë zonës së komfortit që keni krijuar për veten.
Jemi miq për tani, do të shohim si shkojnë gjërat – ky është rregull i pashkruar, NUK MUND TË

BËHENI MIQ ME ISHIN KURRË! Miqësia kërkon dashuri dhe besim po aq sa lidhja romantike, nëse nuk e patët atë në lidhje, nuk do ta keni as në miqësi.

Ai më do akoma – ju mund ta mendoni këtë sepse ai iu shkruan vazhdimisht dhe iu thotë se e ka marrë malli, por në fakt ai thjeshtë mungon ndenjën e të qenit i rëndësishëm për dikë. Sikur ai të iu donte aq shumë, nuk do të iu lëndonte.