Lajme

Rastet e fundit të dhunimeve seksuale, Vlora Çitaku kërkon që të publikohen emrat e dhunuesve

05/20/2021 10:39
nga:Y I

Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve për sulme seksuale gjatë ditëve të fundit në Kosovë.

Çitaku ka shpërndarë në Facebook dy lajme , një për dhunim seksual të një të miture në Mitrovicë nga dy burra dhe një tjetër për sulm seksual të një të miture nga i dashuri i nënës së saj.

Ajo ka shkruar se duhet të publikohen emrat e dhunuesve.

“Emrat. Jo inicialet. Emrat. Emrat e dhunuesve duhet publikuar. Ska privatësi aty. Në SHBA psh, dhunuesit e kësaj natyre (sex offenders) hyjnë në listë e cila është publike, dhe sa herë që lëvizin apo ndërrojnë vendbanim duhet të lajmërojnë autoritetet e lagjes, dhe komuniteti njoftohet për vendbanimin e tyre. Kjo është çështje e interestit publik”, ka shkruar Çitaku.

Reagimi i plotë:

Emrat. Jo inicialet. Emrat.
Emrat e dhunuesve duhet publikuar.

Ska privatësi aty. Në SHBA psh, dhunuesit e kësaj natyre (sex offenders) hyjnë në listë e cila është publike, dhe sa herë që lëvizin apo ndërrojnë vendbanim duhet të lajmërojnë autoritetet e lagjes, dhe komuniteti njoftohet për vendbanimin e tyre.

Kjo është çështje e interestit publik.