Lajme

Imer Mushkolaj ironizon keq me shkarkimin e Gjergj Dedajt nga pozita e ambasadorit

05/20/2021 10:31
nga:Gazeta Blic

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka ironizuar me shkarkimin e Gjergj Dedajt nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, shkruan Gazeta Blic.

“Pse Gjergjin bre”, me një emoji duke qajtur, e ka shoqëruar Mushkolaj shkrimin e tij në rrjetin social Facebook.

Gazeta Blic raportoi gjatë të mërkurës së ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë vendim për shkarkimin e disa ambasadorëve nëpër vende të ndryshme, nën arsyetimin se emërimi i tyre është bërë nën baza politike.

I menjëhershëm ishte reagimi i ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, i cili tha se një vendim të tillë ndaj tij dhe familjes së tij, e kishte marrë vetëm Serbia.