Lajme

Donika Gërvalla jep sot detaje në lidhje me shkarkimin e ambasadorëve

05/20/2021 08:44
nga:Y I

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot do të jap më shumë detaje për vendimin për shkarkimin e 13 ambasadorëve.

Nga Zyra për Media në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë thënë se Gërvalla sot do të mbajë një konferencë për media për këtë vendim.

“Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”, është thënë dje nga Zyra për Media.

Dje “Gazeta Blic” kishte raportuar në lidhje me shkarkimin e 13 ambasadorja nga shefja e MPJ-së, Donika Gërvalla me arsyetimin se ata janë të emëruar politikisht.

LAJMI I FUNDIT: Donika Gërvalla nis me shkarkime masive të ambasadorëve: Vetëm sot i shkarkoi 13- 15 prej tyre

Donika Gërvalla ka kërkuar nga Presidentja Osmani shkarkimin e të gjithë ambasadorëve të emëruar politikisht