Skuadra e Juventusit ka fituar Kupën e Italisë, pas fitores ndaj Atalantas në “Mapei Stadium”.
Dejan Kulusevski ka shënuar golin e parë në këtë ballafaqim pas 31 minutave lojë. Megjithatë, përgjigja nga Atalanta erdhi shpejtë, pasi Malinovskyi realizoi në minutën e 42’të të ballafaqimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Në pjesën e dytë, Juventusi kishte më shumë nga loja dhe realizoi edhe golin e dytë që rezultoi të jetë i fitores.
Federico Chiesa shënoi pas asistimit të Dejan Kulusevskit në minutën e 73’të të sfidës.
Ky është trofeu i parë i fituar nga Juventusi këtë sezon, ndërsa është hera e 14’të që “Zonja e Vjetër” triumfon në Kupën e Italisë.
/GazetaBlic Sport


