Lajme

Ende nuk ka shkuar në 3% numri i të vaksinuarve në Kosovë

05/19/2021 16:06
nga:M K

Deri sot në Kosovë janë vaksinuar gjithësej 50 mijë e 176 persona kundër COVID-19.

MSH me anë të një njoftimi për media ka njoftuar se vetëm dje, në vendin tonë janë vaksinuar 4 mijë e 67 persona.

“Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19”, ka thënë MSH.

Njoftimi i plotë:

Po vijon vaksinimi në të gjitha njësitë e vaksinimit nëpër qytetet e Kosovës, për personat mbi 65 vjeç, të regjistruar në platformën elektronike eKosova dhe sipas listave në dispozicion të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Ditën e djeshme janë vaksinuar 4.067 qytetarë, ndërsa prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 50.176 doza të vaksinës ndaj COVID19.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19.

LEXO EDHE:

Konfirmon Hyseni: Nuk jam pjesë e ekipit për dialogun Kosovë-Serbi