Sporti

Timo Werner: Jam duke kaluar sezonin më të pafat në karrierën time

05/19/2021 16:03
nga:Lorik J

Sulmuesi i Chelseat, Timo Werner beson që po kalon sezonin më të pafat të tij në karrierë.

Me 12 gola në 50 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Timo Werner ka një rekord larg pritjeve të vendosura ndaj tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbi të gjitha, sulmuesi gjerman ka humbur shumë këtë sezon, dhe për këtë arsye shpesh ka qenë objekt i shumë kritikave.

“Pjesa e parë e ndeshjes ndaj Leicester ishte imazhi i tërë sezonit për mua”, tha Werner.

“Isha afër golit, por jo shumë afër. Mendoj se ishte sezoni im më i pafat në karrierën time. Kur je kaq i pafat dhe përsëri arrini në finalen e Champions League dhe gati për t’u kualifikuar për sezonin e ardhshëm, atëherë jemi mirë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport